Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Çmimet e karburanteve kanë filluar të rriten sërish në tregun suedez. Aktualisht, një litër benzinë kushton rreth 16 korona, ndërsa nafta është afruar tek 17 korona. Kjo do të thotë gati një kronë më shumë se gjatë verës.
Sipas Nora Johnsson, eksperte e energjisë në Alvesta, rritja nuk është për t’u alarmuar.
“Me gjendjen botërore, mund të kishte qenë shumë më keq. Çmimet janë ende në një nivel normal”, thotë ajo.
Qeveria në korrik uli taksën mbi karburantet dhe ndryshoi detyrimin e reduktimit për të mbajtur çmimet më të ulëta. Megjithatë, faktorë ndërkombëtarë si ndalimi i eksportit rus dhe lufta në Ukrainë kanë krijuar pasiguri në treg.
Ekspertët theksojnë se rritja është e përkohshme dhe çmimet mund të bien përsëri. Aktualisht ka mbi-prodhim dhe rezerva të mëdha në tregun botëror. Por çdo tension i ri në Lindjen e Mesme ose në Ukrainë mund të ndikojë menjëherë në pompë.
Nafta pritet të shtrenjtohet edhe pak javët e ardhshme, për arsye sezonale. Stacionet e karburantit do të kalojnë nga nafta verore në naftën dimërore, e cila është më rezistente ndaj të ftohtit, por edhe më e shtrenjtë.
Nafta dimërore është e nevojshme, sepse nafta verore mund të ngrijë që në -7 gradë dhe të bëjë që motori të mos ndizet, shpjegon eksperti Viktor Gunnarsson.
Written by: admin