Lajme

Më pak të rinj angazhohen në politikën komunale në Suedi

todaySeptember 2, 2025 14

Background
share close

Rritet numri i komunave në Suedi që nuk kanë asnjë anëtar nën 30 vjeç. Aktualisht, një në katër komuna është pa të rinj në këshillin komunal. Ndërkohë, interesimi i të rinjve për të marrë pjesë në politikën lokale po bie.

Në të gjithë vendin, vetëm pesë për qind e anëtarëve të komunave dhe këshillave rajonale janë nën 30 vjeç, edhe pse kjo grupmoshë përbën 17% të të rriturve në Suedi. Ndërkohë, grupmosha mbi 65 vjeç po bëhet gjithnjë e më e përfaqësuar.

Michael Grahn, profesor i shkencave politike në Universitetin e Uppsales, thotë se kjo është një tendencë shqetësuese. Ai paralajmëron se nëse më pak të rinj angazhohen në politikë, legjitimiteti i sistemit politik mund të dëmtohet.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%