Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria suedeze planifikon të përgjysmojë TVSH-në për ushqimet. Lajmi u raportua nga SVT dhe sipas drejtorit të Matpriskollen, Ulf Mazur, kjo ulje do të sillte mijëra korona kursim në vit për çdo familje, shkruan Expressen.
Sot TVSH-ja për ushqimet është 12%. Nga 1 prilli 2026 deri më 31 dhjetor 2027 ajo pritet të ulet në 6%.
Kritikët kanë shprehur shqetësime se supermarketet mund të rrisin çmimet dhe kështu ulja e TVSH-së të mos ndihet nga konsumatorët. Por Mazur mendon ndryshe.
“Unë besoj se ulja do të pasqyrohet në çmime. Mediat, ne te Matpriskollen dhe shumë të tjerë e monitorojmë nga afër. Edhe vetë konsumatorët janë shumë të vëmendshëm, kurrë më parë nuk janë kontrolluar çmimet kaq shpesh sa tani,” tha ai.
Sipas llogaritjeve të tij, një person që shpenzon rreth 3 000 korona në muaj për ushqime, do të kursejë mes 1 500 dhe 2 000 korona në vit.
Written by: admin