Lajme

Opozita kritike: “kulturorkanon nuk zgjidh problemet e vërteta”

todaySeptember 2, 2025 15

Background
share close

Vendimi për kulturkanonin e ri të Suedisë ka sjellë reagime të forta nga opozita. Si Socialdemokratët ashtu edhe Partia e Mjedisit (Miljöpartiet) e kundërshtojnë idenë dhe thonë se është e gabuar që qeveria e prioritizon këtë projekt, ndërsa njëkohësisht shkurton fondet për kulturën.

“Ministrja e Kulturës po zëvendëson politikën serioze me fjalë të paqarta dhe lista. Për gati katër vjet kemi parë shkurtime të mëdha në kulturë,” tha për Svenska Dagbladet zëdhënësja e Socialdemokratëve për çështje kulturore, Lawen Redar.

Edhe ish-ministrja e Kulturës dhe bashkëkryetare e Miljöpartiet, Amanda Lind, shprehu kritika në një intervistë për agjencinë TT. Ajo tha se një kanon nuk i jep zgjidhje problemeve të mëdha që përballet kultura sot.

“Sallat e provave për muzikantët po mbyllen, kultura në zonat rurale po dobësohet, ndërkohë që financimi për public service po shtrëngohet. Pas qeverisë Tidö, kultura ka nevojë për një rifillim të fortë,” u shpreh Lind.

Edhe Partia e Qendrës ka reaguar, duke e quajtur projektin “të çuditshëm” dhe duke akuzuar qeverinë se po kufizon lirinë e kulturës.

Kritika ka ardhur gjithashtu nga sindikata DIK, e cila përfaqëson akademikë nga sektorë të ndryshëm kulturorë. Kryetarja e saj, Anna Troberg, e cilësoi kanonin kulturor si një “punë të porositur nga Demokratët e Suedisë”.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%