Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Swedbank ka ndryshuar rregullat për shumën që mund të dërgohet përmes Swish, shërbimi i njohur i pagesave në Suedi.
Më parë, përdoruesit mund të dërgonin maksimumi 15 000 korona në javë. Nga 4 shtatori, sistemi ndryshon dhe vendoset një kufi ditor:
Pra gjithsej mund të dërgohen 6 000 korona në ditë.
Përdoruesit mund të rrisin këto kufij deri në 10 000 korona secili, që do të thotë gjithsej 20 000 korona në ditë.
Gjithashtu, do të vazhdojë të jetë e mundur të bëhet një transferim i përkohshëm deri në 100 000 korona.
Qëllimi: të vështirësohen mashtrimet
Vendimi është marrë për ta bërë më të vështirë për mashtruesit, thotë Charlotte Nilsson, përgjegjëse për shtypin në Swedbank.
“Ne shohim vazhdimisht se si mund t’i përmirësojmë produktet dhe shërbimet tona. Një pjesë e këtij ndryshimi është të pengojmë mashtrimet,” shkruan ajo në një e-mail për Expressen.
Ajo gjithashtu jep një këshillë për përdoruesit:
“Ne u bëjmë thirrje klientëve tanë të mbajnë një kufi të ulët për shumën dhe ta rrisin vetëm kur kanë nevojë, përmes aplikacionit ose internet-banking,” shton Nilsson.
Burimi: Expressen
Written by: admin