Lajme

Pajisje që duhet ndërruar, rrjetet 2G dhe 3G do të fiken më 1 dhjetor.

todaySeptember 3, 2025 41

Background
share close

Më 1 dhjetor 2025, në Suedi do të fiken përfundimisht rrjetet e vjetra 2G dhe 3G. Ky ndryshim do të prekë shumë familje, sepse një pjesë e pajisjeve shtëpiake dhe telefonave të vjetër nuk do të funksionojnë më.

Telefonat e vjetër nuk do të punojnë më

Shumë celularë të vjetër do të mbeten jashtë përdorimit, siç është raportuar më herët. Por problemet nuk ndalen këtu, edhe pajisje të tjera do të pushojnë së funksionuari.

“Fatkeqësisht, mund të jenë edhe pajisje që zakonisht zgjasin shumë vite, si një pompë me ngrohjeje në një shtëpi, apo edhe një makinë e vjetër. Disa prej tyre do të ndalen krejtësisht atë ditë,” thotë profesori Erik Ström nga Chalmers, për TV4.

Pse do të fiket rrjeti i vjetër

Mbyllja e rrjeteve 2G dhe 3G bëhet për të liruar hapësirë për rrjetin 5G dhe teknologjitë e reja.

Rrjetet e vjetra janë gjithashtu shumë të kushtueshme për t’u mirëmbajtur.

“Ky është një hap i natyrshëm në zhvillimin e rrjeteve drejt shpejtësisë më të madhe, qëndrueshmërisë dhe kursimit të energjisë,” shpjegon Telia.

Pajisjet që preken nga ndryshimi

Telia paralajmëron se nuk bëhet fjalë vetëm për telefonat e vjetër. Pajisje të tjera që mund të pushojnë së funksionuari janë:

  • Ruterët e vjetër për internet mobil
  • Sistemet e alarmit në shtëpi
  • Pompat e ajrit dhe ngrohjes që komandohen në distancë
  • Korrëset robotike të barit

Shumë prej këtyre pajisjeve janë blerë 10, 15 ose 20 vite më parë, kur 4G dhe 5G nuk ekzistonin ende.

Çfarë duhet të bëjnë familjet

Ndikimi do të jetë i ndryshëm për çdo familje, në varësi të pajisjeve që kanë në përdorim.

Telia këshillon:

  • Kontrolloni që pajisjet tuaja të jenë të përshtatshme me 4G ose teknologji më të re.
  • Nëse keni pajisje që përdorin kartë SIM vetëm me 3G, duhet t’i zëvendësoni me pajisje të reja që mbështesin 4G.

“Sigurohuni që ta bëni këtë në kohë, për të shmangur ndërprerjet e shërbimeve tuaja,” thekson kompania.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%