Lajme

Çmimet e banesave në Stokholm bien ndryshe nga pjesa tjetër e vendit

todaySeptember 5, 2025 13

Background
share close

Në gusht, çmimet e apartamenteve në Suedi ranë me 0,3%, ndërsa çmimet e shtëpive vilat u rritën lehtë me 0,2%. Këtë e tregojnë shifrat mujore të publikuara nga Svensk Mäklarstatistik.

Ndryshimet mes qyteteve të mëdha ishin të vogla, por Stokholmi doli në pah me rënie më të theksuar. Aty, çmimet e apartamenteve ranë me 1,1%. Edhe çmimet e shtëpive vila në këtë rajon shënuan rënie më të madhe se mesatarja kombëtare  plot 1,5%.

Statistikat e fundit të plota janë publikuar në faqen zyrtare të Svensk Mäklarstatistik: www.maklarstatistik.se

Shifrat kryesore për gushtin:

Në gjithë Suedinë:

  • Apartamente: -0,3%
  • Vilat: +0,2%

Stokholmi:

  • Apartamente: -1,1%
  • Vilat: -1,5%

Göteborg:

  • Apartamente: -0,1%
  • Vila: +0,1%

Malmö:

  • Apartamente: +0,8%
  • Vila: +0,1%

(Shifrat tregojnë ndryshimet mujore, nga korriku në gusht.)

 

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%