Lajme

Mos e ktheni papunësinë në fushë eksperimenti

todaySeptember 5, 2025 27

Background
share close

Politika e tregut të punës në Suedi ka dështuar të parandalojë papunësinë afatgjatë. Arsyeja nuk është mungesa e burimeve, por mungesa e marrëveshjes politike për atë që funksionon. Rezultati është një sistem i copëzuar dhe i shtrenjtë, ku shumë njerëz mbeten për vite të tëra pa punë.

Një sistem i paqartë dhe i mbingarkuar

Howard B Ross, punonjës i Shërbimit të Punës, thotë se çdo ditë sheh pasojat, një institucion me detyra dhe pritshmëri të paqarta. Debati politik fokusohet në organizim dhe fonde, ndërsa duhet të fokusohej tek rezultati pra tek punësimi.

Hetimet e fundit, sidomos nga Svenska Dagbladet, tregojnë një politikë në krizë dhe një Shërbim Pune që është njëkohësisht i centralizuar dhe i fragmentuar, modern por i vjetëruar. Punonjësit janë të mbingarkuar, disa madje kontrollohen edhe për kohën që kalojnë në tualet. Personat me aftësi të kufizuara nuk marrin mbështetjen e duhur, ndërsa politikanët ndryshojnë drejtim pothuajse çdo dy vjet. Burimet shpërdorohen në sisteme paralele dhe në punë të dyfishta.

Reforma pa qëndrueshmëri

Në vitin 2019, privatët morën përgjegjësi për përputhjen e punës, ndërsa Shërbimi i Punës duhej të merrej vetëm me vlerësimin e nevojave. Ish-ministrja Eva Nordmark e ka kritikuar këtë reformë si të shtrenjtë dhe të gabuar.

Që nga ardhja e qeverisë aktuale, ka pasur tre ministra të punës në tre vjet. Kjo paqëndrueshmëri ka ardhur në të njëjtën kohë me pandeminë, mungesën e aftësive në treg dhe rritjen e papunësisë afatgjatë. Kristdemokratët kanë propozuar mbylljen e Shërbimit të Punës, ndërsa ish-ministra paralajmërojnë për “shkatërrimin e një sistemi që ende funksionon”.

Modelet që dështuan

Një shembull i fundit janë “punët e integrimit” për të papunët afatgjatë dhe të sapoardhurit, të prezantuara në janar 2024. Qëllimi ishte krijimi i 1 000 vendeve pune në vitin e parë, por u arritën vetëm 13. Skema u kritikua për rregulla të ndërlikuara dhe mungesë atraktiviteti, ndërsa punëdhënësit dhe sindikatat treguan pak angazhim.

Shërbimi i Punës me shumë role

Shërbimi i Punës ka sot disa funksione: harton rregulla, i ndjek ato dhe njëkohësisht ndihmon të papunët të gjejnë punë. Sipas studimeve, kur një institucion ka të dy rolet, ekzekutim dhe mbikëqyrja në fokus zhvendoset nga rezultatet tek administrata.

Katër parime për një politikë që funksionon

Ross propozon që politika e tregut të punës të bazohet në katër parime kryesore:

  1. Kërkesa të qarta dhe të drejta që prioritet të kenë punësimin.
    Sistemi i sotëm mban shumë njerëz në pritje pasive. Mungojnë format paralele si puna me kohë të pjesshme apo detyrat e shkurtra.
  2. Vlerësim profesional dhe i bazuar në nevoja.
    Analizat për aftësinë e të papunëve për të gjetur punë shpesh janë sipërfaqësore dhe të bazuara në modele standarde.
  3. Një zinxhir i bashkërenduar masash.
    Sot masat janë të fragmentuara. Të papunët lëvizin nga një program tek tjetri pa strategji të përbashkët. Një i ri pa shkollim dhe një akademik 50-vjeçar kanë nevoja shumë të ndryshme. Pas masave të përshtatshme, individi duhet të dalë nga sistemi dhe të kalojë në forma të tjera mbështetjeje.
  4. Prani lokale dhe lidhje me tregun e punës.
    Centralizimi ka dobësuar kontaktet me bizneset, duke e bërë më të vështirë përputhjen me punë.

Nevoja për një marrëveshje të gjerë politike

Si hap të parë, këto parime duhet të përshtaten në kushtet suedeze. Hapi tjetër është analiza e sigurimit të papunësisë dhe mbështetjes së aktiviteteve, për të parë se si ndikojnë tek shpejtësia e punësimit. Për këtë nevojitet një marrëveshje e gjerë politike, e ngjashme me atë të sistemit të pensioneve që të kombinojë stabilitetin afatgjatë me fleksibilitetin.

Është pozitive që shumë aktorë politikanë, punëdhënës, sindikata, institucione dhe ofrues shërbimesh marrin pjesë në debat. Por ky angazhim duhet të shkojë drejt një vizioni të përbashkët, që askush të mos ngecë në papunësi afatgjatë.

Me një politikë të bazuar në përvoja të provuara dhe të mbështetur gjerësisht, Suedia mund të krijojë një sistem punësimi që funksionon dhe që të tjerët mund ta marrin si shembull. Por kjo kërkon guxim politik dhe vullnet për të parë përtej interesave afatshkurtra.

Burimi: Svd

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%