Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Krona suedeze po kalon një periudhë të artë dhe duket se kjo tendencë do të vazhdojë edhe në vitet që vijnë. Ekspertët besojnë se ekonomia e Suedisë do të forcojë edhe më tej monedhën kombëtare, duke e bërë atë më tërheqëse për tregjet ndërkombëtare.
Rritje e madhe ndaj dollarit
Vetëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, krona është forcuar me 14% kundrejt dollarit amerikan. Sipas analistëve, ky trend pritet të vazhdojë për shkak të përmirësimit të ekonomisë suedeze.
“Ne besojmë se ekonomia suedeze do të qëndrojë mirë, sidomos krahasuar me vendet e tjera. Borxhi i ulët publik është një avantazh i madh sepse i jep shtetit hapësirë për të vepruar nëse ekonomia ngadalësohet,” tha Tommy von Brömsen, strateg valutor në Handelsbanken.
Ekspertët theksojnë se Suedia ka një pozicion më të fortë ekonomik se shumë vende europiane, gjë që rrit kërkesën për kronën suedeze dhe e mban atë tërheqëse në tregjet valutore.
Pasiguri rreth dollarit
Ndërkohë, dollari amerikan po humb interesin tek investitorët. Kjo lidhet me pasiguritë e krijuara nga vendimet e Shtëpisë së Bardhë për tarifat doganore, si dhe trazirat politike në disa vende të Europës. Këto zhvillime, sipas SEB-së, i shkojnë për shtat Suedisë.
“Kur investitorët shohin Suedinë, shohin një vend të qëndrueshëm me financa të forta, stabilitet politik dhe pritshmëri për rritje ekonomike. Kjo i tërheq ata,” tha Amanda Sundström, stratege valute në SEB.
Inflacioni në SHBA mund të ndihmojë kronën
Një tjetër faktor që mund të dobësojë dollarin është situata e inflacionit në SHBA. Presidenti Donald Trump dhe kreu i Rezervës Federale, Jerome Powell, janë përplasur shpesh për politikat monetare, duke rritur pasiguritë në treg.
Sipas analistëve, inflacioni mund të rikthehet gjatë vjeshtës, duke ngadalësuar ekonominë amerikane dhe duke e vendosur Powell në pozitë të vështirë.
“E gjithë kjo situatë mund t’i trembë tregjet dhe të dobësojë dollarin. Në këtë rast, krona suedeze do të përfitojë,” tha von Brömsen.
Burimi: DI
Written by: admin