Lajme

Jugu i Suedisë rrezikon rritje çmimesh pas vendimit të Norvegjisë për energjinë me cmime fikse.

todaySeptember 6, 2025 15

Background
share close

Nga 1 tetori, familjet në Norvegji do të kenë mundësinë të lidhin kontrata me çmim fiks për energjinë elektrike 40 öre për çdo kilovat-orë. Ky sistem, i quajtur tashmë “çmimet norvegjeze”, pritet të rrisë konsumin e energjisë dhe të ndikojë në ngritjen e çmimeve edhe në vendet fqinje, sidomos në Suedinë jugore.

Eksperti i tregut të energjisë në kompaninë Bixia, Johan Sigvardsson, shpjegon se modeli i ri do të heqë çdo arsye që konsumatorët të kursejnë energji apo të zhvendosin përdorimin e tyre në orare të tjera.

“Nxitja për të kursyer ose për të përdorur energjinë në orë të ndryshme zhduket plotësisht”, tha ai për agjencinë TT.

Edhe analisti tjetër i energjisë, Mats Nilsson, docent në Universitetin Södertörn, paralajmëron për pasoja serioze.

“Kur konsumi nuk bie edhe pse çmimet janë të larta, përkundrazi rritet kërkesa dhe si rezultat ngrihen çmimet në të gjithë tregun nordik,” shkruan ai në një koment për agjencinë e lajmeve.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%