Lajme

Të dhënat e 165 mijë punonjësve të Göteborgut të ekspozuara pas një sulmi kibernetik

todaySeptember 6, 2025 20

Background
share close

Rreth 165 mijë punonjës aktualë dhe ish-punonjës të qytetit të Göteborgut kanë pasur të dhënat e tyre personale të ekspozuara pas një sulmi kibernetik ndaj kompanisë Miljödata, më 23 gusht, raporton agjencia TT.

Në këtë sistem regjistrohen informacione që lidhen me rehabilitimin, incidentet dhe aksidentet në vendin e punës. Që nga viti 2008 aty janë ruajtur të dhëna shumë të ndjeshme si emrat, të dhënat e kontaktit, mosha, gjinia, numrat personalë, informacione mbi shëndetin dhe numri i ditëve të sëmundjes.

Kristina Högström, drejtuese në shërbimin komunal Intraservice, theksoi se situata është më e rëndë se sa ishte kuptuar në fillim.

“E shohim këtë si një çështje shumë serioze dhe tani e dimë që qyteti i Göteborgut është prekur në një masë shumë më të madhe sesa kishim menduar më herët”, tha ajo në një njoftim për shtyp.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%