Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Partitë e Tidö prezantojnë një zbritje të re tatimore për punë, e dhjeta me radhë, që i jep një punonjësi mesatar rreth 400 koronë më shumë në muaj. Ministrja e Financave, Elisabeth Svantesson (M), tha se për të ardhurat prej 300 000 koronash në vit, kjo do të thotë rreth 1 800 koronë shtesë në vit, ndërsa ai që fiton 500 000 koronë do të marrë rreth 4 700 koronë më shumë.
Pensionistët gjithashtu përfitojnë ulje taksash përmes shtimit të përjashtimit bazë, që përkthehet në 148 koronë më shumë në muaj për një pension prej 25 000 koronash dhe deri në 424 koronë për një pension prej 62 500 koronash në muaj.
Përveç kësaj, qeveria ul tarifën e kopshtit me 4 500 koronë në vit për një familje mesatare me dy fëmijë.
Reforma e zbritjes tatimore për punë pritet të kushtojë 17,1 miliardë korona, ndërsa ulja për pensionistët 4,28 miliardë korona. Po ashtu, taksa mbi elektricitetin do të ulet me pothuajse dhjetë öre për kilovat-orë, siç u njoftua në një artikull debati mëngjesin e sotëm.
Në total, ky paketë mbështetje për familjet dhe shtëpitë kap vlerën e 30 miliardë koronash.
Burimi: Rengeringen.se/TT
Written by: admin