Lajme

Çmime rekord të ulëta të karburantit në Suedi. Ja ku furnizoheni më lirë?

todaySeptember 11, 2025 54

Background
share close

Çmimet e benzinës dhe naftës në Suedi kanë rënë ndjeshëm kohët e fundit. Në disa stacione raportohen nivele rekord të ulëta, por dallimet e çmimeve mes rajoneve dhe llojeve të karburantëve mbeten të mëdha. Ulja e çmimeve ndikohet nga disa faktorë: çmimi më i ulët i naftës në tregjet botërore, kursi i këmbimit mes dollarit dhe kronës suedeze, si edhe uljet e taksave dhe tarifave.

Benzina nën 14 krona litri

Në disa pika furnizimi, çmimi i benzinës ka zbritur nën 14 krona për litër. Sipas Bensinpriser.nu, një pike karburanti pa personel në Torsås, Småland, ofron benzinë për 13,85 krona litri, një nga çmimet më të ulëta në vend.

Në Malmö, një pikë karburanti për anëtarët e vet ofron benzinë për 14,49 krona litri. Për naftën, çmimet janë disi më të larta, por gjithsesi prapë ngelen të ulëta. Në të njëjtin stacion, nafta kushton 15,19 krona litri për anëtarët, ndërsa në një stacion pa personel në Torsås kushton 15,29 krona litri.

Ekspertët parashikojnë se nëse nafta bie edhe 15 dollarë dhe dollari ulet nën 9 krona, atëherë çmimi i benzinës në Suedi mund të ulet më tej, duke qëndruar nën 14 krona litri.

Obemannade mackar (stacionet pa personel) ulin çmimet

Një arsye kryesore pse disa pika ofrojnë çmime më të ulëta është fakti që stacionet pa personel zakonisht janë deri në 1 kronë më lirë për litër krahasuar me stacionet e tjera.

Në Stokholm, çmimi më i lirë aktualisht është 15,29 krona litri për benzinë, në stacionin St1 në Frihamnen, sipas raportimeve.

Çfarë pritet më tej?

Ecuria e çmimeve të karburanteve në Suedi do të varet nga zhvillimet në tregun global të naftës dhe kursi i këmbimit valutor. Për këtë arsye, konsumatorët mund të kursejnë duke krahasuar çmimet dhe zgjedhur me kujdes stacionin e furnizimit.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%