Lajme

Forssell kundër idesë së “përzierjes së popullsisë”

todaySeptember 19, 2025 48

Background
share close

Ministri i Migracionit, Johan Forssell (M), ka kritikuar propozimin e Socialdemokratëve për të “përzier popullsinë” në Suedi si një mënyrë për të luftuar izolimin shoqëror në zonat e pafavorizuara.

Në një intervistë për P1 morgon, ai tha se kjo është një ide e gabuar:

“Në vend që të zhvendosim me detyrim qindra mijëra banorë nga këto zona dhe të ndërtojmë pallate në lagjet me vila, ne duhet të përmirësojmë vetë këto zona për shembull duke krijuar kushte që njerëzit të hapin biznese dhe duke investuar më shumë në shkollat”, theksoi Forssell.

Nga ana tjetër, deputetja socialdemokrate Lawen Redar (S) mohon se ekziston ndonjë propozim për zhvendosje me detyrim. Ajo shpjegoi se problemi i vërtetë është se banorët e këtyre zonave shpesh nuk kanë mundësi të mjaftueshme për arsim dhe punë.

Redar shtoi se një zgjidhje mund të jetë ndryshimi i strukturës së banesave në këto lagje, ku sot 70 deri në 90%  janë apartamente me qira.

“Ne duam që shteti të japë mbështetje për ndërtimin e vilave dhe shtëpive me kopsht në zonat ku ato mungojnë plotësisht”, tha ajo.

Megjithatë, të dy politikanët ranë dakord në një pikë të përbashkët: një politikë strikte emigracioni është kusht themelor për të zgjidhur problemet e integrimit në Suedi.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%