Lajme

Komuna e Staffanstorp dënohet për diskriminim ndaj një familjeje siriane

todaySeptember 19, 2025 40

Background
share close

Komuna e Staffanstorp-it në Suedi refuzoi në vitin 2022 të pranonte një familje siriane me fëmijë, që kishte ardhur si refugjatë. Për shkak të këtij vendimi, familja mbeti e bllokuar në aeroportin Sturup.

Në dhjetor të vitit të kaluar, gjykata e shkallës së parë (tingsrätten) e shpalli komunën fajtore për diskriminim. Vendimi u apelua, por tani Gjykata e Apelit për Skåne dhe Blekinge e ka lënë në fuqi dënimin pa bërë ndryshime.

Christian Sonesson, kryetar i këshillit komunal në Staffanstorp, tha se dëshiron që rasti të shkojë deri në Gjykatën e Lartë. Në një mesazh me SMS ai shkroi:

“Ne do të apelojmë dhe do të kërkojmë leje që çështja të shqyrtohet përfundimisht.”

Ndërkohë, gjykata e shkallës së parë do të shqyrtojë edhe nëse gjashtë politikanë kanë shkelur ligjin duke marrë pjesë në vendimin për të mos pranuar familjen siriane.

Burimi: Aftonbladet

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%