Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ministrat e financave të Bashkimit Europian po kërkojnë të dalin me një qëndrim të përbashkët për krijimin e euros dixhitale. Lajmi është bërë i ditur nga Reuters. Synimi i këtij projekti është që Europa të ulë varësinë nga sistemet amerikane të pagesave si Visa dhe Mastercard, dhe njëkohësisht të forcojë pavarësinë e saj strategjike në tregtinë elektronike.
“Ky është një sektor i rëndësishëm ku duhet të ndërmarrim hapa të shpejtë,” deklaroi ministri i Financave të Spanjës, Carlos Cuerpo, për gazetarët, pak para takimit të ministrave të financave në Kopenhagen të premten.
Banka Qendrore Evropiane (ECB) pret që kuadri ligjor për euron dixhitale të përfundojë gjatë gjysmës së parë të vitit 2025. Sipas parashikimeve, monedha e re dixhitale mund të hidhet në treg brenda 2,5 deri në 3 vite.
Euro dixhitale do të përdoret përmes një portofoli elektronik të garantuar nga vetë banka qendrore. Megjithatë, projekti ka hasur edhe kritika. Ekspertë të sektorit bankar paralajmërojnë se ekziston rreziku i “ikjeve masive të depozitave” në formë dixhitale, gjë që mund të shkaktojë tronditje për bankat tradicionale.
Written by: admin