Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Më shumë se 250 shoferë në ditë pritet të përfshihen në aksidente me kafshë të egra gjatë vjeshtës.
Paralajmërimi vjen nga kompania e sigurimeve If, e cila thotë se javët e ardhshme do të jenë periudha më e rrezikshme e vitit për këtë lloj aksidenti.
Aksidentet janë rritur me 60%
Që nga viti 2015, numri i përplasjeve me kafshë të egra është rritur me mbi 60%.
Vjeshtën e kaluar u regjistrua një rekord i ri aksidentesh me derra të egër.
Eksperti i makinave në If, Johan Granholm, këshillon:
“Kujdesuni për veten në trafik. Kontrolloni që dritat e makinës dhe fshirëset e xhamave të jenë në gjendje të mirë dhe që të keni mjaftueshëm lëng pastrues për xhamat. Një përplasje me një kafshë të egër mund të jetë shumë e rrezikshme dhe traumatike”.
Tetori dhe nëntori, muajt më të rrezikshëm
Sipas llogaritjeve të If, gjatë muajve tetor dhe nëntor do të ndodhin rreth 17 000 aksidente.
Rreziku më i madh është në agim dhe në muzg, kur kafshët janë më aktive.
Në statistika, kaprollët (dovhjort) janë kafshët që shkaktojnë më shumë aksidente.
Granholm këshillon shoferët:
“Nëse shihni që rrezikoni të godisni një kafshë, frenoni fort, por mos u përpiqni të shmangni në kthesë me shpejtësi. Një manovër e tillë mund të çojë në lëndime ose në përplasje me makinat që vijnë përballë.
Aksidenti mund të kushtojë shtrenjtë
Përveç rrezikut për jetën, edhe dëmet në makinë mund të jenë të mëdha.
If kujton se për të marrë dëmshpërblim pas një aksidenti me kafshë të egra, shoferi duhet të ketë sigurim të plotë (helförsäkring).
Përjashtim bëhet vetëm nëse keni një sigurim shtesë bashkë me sigurimin gjysmë të plotë (halvförsäkring), i cili mund të ulë shumën që duhet të paguani vetë.
Granholm rekomandon që të kontrolloni sigurimin tuaj që tani, për të qenë të mbrojtur para se të ndodhë ndonjë aksident.
Çfarë duhet të bëni në rast aksidenti me kafshë të egra
Written by: admin