Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria suedeze dhe Demokratët Suedezë (SD) propozojnë në buxhetin e ardhshëm që e drejta për përfitimin e përkohshëm për prindërit, të quajtur vab (leje për të qëndruar në shtëpi kur fëmija është i sëmurë), të zgjerohet. Sipas propozimit, kjo mundësi do të vlejë edhe në tre situata të reja.
Një nga këto raste është kur prindërit duhet të marrin pjesë në takime në shkollë për shkak të sëmundjes ose aftësisë së kufizuar të fëmijës. Një tjetër shembull është kur prindërit duhet të jenë të pranishëm në shkollë për të informuar stafin për nevojat e veçanta të fëmijës për kujdes personal, si për shembull diabeti.
“Është e drejtë dhe e arsyeshme që prindërit të mund të marrin pjesë në takime me shkollën ose shërbimet sociale për nevojat e fëmijëve të tyre. Një zgjerim i së drejtës për vab u lehtëson prindërve kombinimin e punës me jetën familjare”, tha ministrja për Çështjet e të Moshuarve dhe Sigurimeve Shoqërore, Anna Tenje (Moderaterna), në një komunikatë për shtyp.
Kjo nismë pritet të kushtojë 74,1 milionë krona gjatë vitit 2026.
Burimi: TT
Written by: admin