Lajme

Shifrat që Ministrja Svantesson nuk do t’i tregojë me krenari

todaySeptember 22, 2025 22

Background
share close

Ministrja e Financave e Suedisë, Elisabeth Svantesson (Moderaterna), flet shpesh për ndihmën e madhe që buxheti i ri u jep familjeve. Por pas fjalëve të saj fshihen disa shifra që komentatorët politikë i quajnë shqetësuese dhe që ajo duket se nuk dëshiron t’i theksojë.

Gazetari Arne Larsson nga Göteborgs-Posten (GP) tregon shifrën 167: kaq miliardë krona suedeze duhet të marrë hua qeveria për të financuar premtimet e saj. Ky borxh i ri do të rrisë edhe më shumë borxhin shtetëror.

Shifra të tjera që bien në sy janë rritja shumë e ulët ekonomike, vetëm 0,9%, dhe papunësia 8,7%, që tregon një treg pune të dobët. Po ashtu, Suedia llogaritet të lëshojë 5,8 milionë ton dioksid karboni në sektorin e transportit, çka e vë vendin nën presion për të përmbushur detyrimet e BE-së për klimën.

Gazetari Erik Magnusson nga Sydsvenskan përmend një tjetër shifër domethënëse: 0. Sipas tij, edhe pse qeveria flet për një buxhet të madh për familjet, rreziku është që në fund familjet të mos marrin asgjë reale, sepse efektet mund të zbehen.

Një problem tjetër është inflacioni. Qeveria planifikon të shpenzojë 80 miliardë krona, por kjo shumë mund të ndezë sërish çmimet. Shefi i Bankës Qendrore, Erik Thedéen, ka paralajmëruar se një buxhet kaq i madh mund të detyrojë bankën të mbajë normën bazë të interesit në 2,00%, në vend që ta ulë siç pritej.

Nëse kjo ndodh, ekspertët thonë se politika fiskale dhe ajo monetare do të krijojnë një lojë me shumën zero për klasën e mesme suedeze pra familjet mund të mos fitojnë asgjë, edhe pse qeveria premton ndihma të mëdha.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%