Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Suedët po tregohen gjithnjë e më të kujdesshëm me shpenzimet e tyre, dhe qeveria po përdor buxhetin për të marrë hua që të nxisë konsumin në vend të familjeve. Këtë e shkruan analisti Carl Johan von Seth në gazetën DN, duke e quajtur politikën e qeverisë një “politikë agresive të deficitit”.
Sipas tij, familjet suedeze mbajnë ende “plagët” nga pesë vite me kriza, rritje çmimesh dhe luftëra, gjë që i ka bërë më të frikësuara për të shpenzuar. Ai shton se rënia e pagave reale është më e madhe se në kohën e ish-kryeministrit Tage Erlander.
Edhe gazetari Andreas Cervenka nga Aftonbladet e ngre si shqetësim borxhin shtetëror. Ai thotë se ministrja e financave do të duhet të “përtypë” fjalët e saj, pasi më parë kishte deklaruar se “Suedi ka financat shtetërore më të forta në botë”.
Cervenka shkruan se është e vërtetë që shteti suedez ende ka shumë para, por thekson se vende si Danimarka, Luksemburgu, Estonia dhe Bullgaria kanë borxh më të ulët se Suedia.
Written by: admin