Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Inflacioni në Suedi mbetet i lartë, por Banka Qendrore (Riksbanken) është e sigurt se ai do të bjerë sipas parashikimeve. Kështu deklaroi guvernatori i Riksbanken, Erik Thedéen, në një konferencë për shtyp në Malmö.
Thedéen theksoi se rritja ekonomike ka qenë më e dobët se sa pritej, edhe pse ka shenja të lehta përmirësimi.
“Ne mendojmë se situata në përgjithësi duket pak më pozitive se në takimin tonë të fundit,” tha ai.
Ai shpjegoi se faktorët e përkohshëm që e shtynë inflacionin lart gjatë verës janë dobësuar, ndërkohë që planet e kompanive për rritje çmimesh janë zbutur dhe krona suedeze është forcuar.
Pasiguria rreth zhvillimit ekonomik është stabilizuar disi, me disa sinjale më pozitive, përfshirë një rritje të konsumit nga nivele të ulëta. Gjithashtu pritet që tregu i punës të përmirësohet gjatë vitit të ardhshëm.
Sa i përket buxhetit të vjeshtës, Thedéen tha se hapësira për reforma doli më e madhe se sa pritej në parashikimin e qershorit.
“Ne presim që kjo të japë disa përqindje në rritjen ekonomike,” u shpreh ai, duke shtuar se ulja e TVSH-së pritet të ketë efektin më të madh, megjithëse situata mbetet e pasigurt.
I pyetur për arsyen që çoi në uljen e fundit të normës së interesit, Thedéen tha se Riksbanken ndihet e sigurt se inflacioni është i përkohshëm.
“Ne besojmë më shumë në parashikimin tonë dhe ai tregon qartë se inflacioni ka filluar të bjerë,” theksoi ai.
Written by: admin