Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Rusia ka mohuar çdo lidhje me dronët që u panë dje mbi aeroportin Kastrup në Danimarkë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, i quajti akuzat të pabazuara dhe pa prova.
“Ndoshta një palë që do të mbajë një qëndrim serioz dhe përgjegjës nuk duhet të bëjë vazhdimisht akuza të tilla pa asnjë bazë”, tha Peskov, sipas agjencisë AFP.
Autoritetet daneze nuk kanë akuzuar drejtpërdrejt Rusinë, por kanë thënë se pas dronëve qëndron një “aktor i aftë”. Shumë ekspertë dhe analistë besojnë se ky përshkrim i përshtatet më shumë Rusisë.
Edhe ambasada ruse në Danimarkë ka reaguar duke mohuar dyshimet. Në një deklaratë për Danmarks Radio, ambasada theksoi se Rusia nuk ka asnjë interes për të “rritur tensionet në Evropë”.
Written by: admin