Lajme

Alarme për dronë në Malmö pas incidentit në Kopenhagen

todaySeptember 23, 2025 67

Background
share close

Banorë të Malmös raportuan mbrëmë dhe gjatë natës praninë e dronëve, konfirmoi policia për TV4 Nyheterna. Megjithatë, policia nuk ka arritur të vërtetojë praninë e asnjë droni, ndaj nuk është bërë asnjë kallëzim zyrtar.

Çifti Sara dhe Paul, që jetojnë në Malmö, ishin ndër ata që lajmëruan policinë. Ata thanë se panë një “dron jashtëzakonisht të madh” pranë apartamentit të tyre. Sipas tyre, ata janë mësuar të shohin dronë policie, por ky dukej ndryshe dhe madje bënë shaka se mund të ishte rus. Pak më vonë, kur lexuan lajmin për grupin e dronëve mbi aeroportin Kastrup në Kopenhagen, ata njoftuan menjëherë policinë.

“Në një moment droni ishte shumë afër ballkonit tonë dhe më pas qëndroi pezull mbi një zonë të madhe me fusha sporti”, tregoi Sara.

Autoritetet daneze kanë deklaruar se një “aktor i aftë” mund të jetë pas dronëve, por deri tani nuk ka asnjë provë që të tregojë ndonjë lidhje me Rusinë.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%