Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Numri i mjekëve që po bashkohen me Akademikernas a-kassa (sindikatën e papunësisë për akademikë) është rritur më shumë se çdo grup tjetër profesionistësh gjatë vitit të fundit. Arsyeja kryesore, sipas Sindikatës së Mjekëve dhe vetë a-kassës, është pasiguria në tregun e punës.
Në vitin 2007, qeveria ndryshoi rregullat e a-kassës dhe e bëri anëtarësimin shumë më të shtrenjtë. Kjo bëri që sidomos grupet që tradicionalisht kishin punë të sigurt, si mjekët ta linin anëtarësinë. Edhe pse rregullat u kthyen mbrapsht pak më vonë, shumë prej tyre nuk u rikthyen. “Mjekët kanë pasur gjithmonë një treg pune të qëndrueshëm dhe pak arsye për t’u bërë anëtarë të a-kassës”, shpjegon Karl-Eric Spörndly, përgjegjës për statistikat në Akademikernas a-kassa.
Por në fund të vitit 2019 ndodhi një ndryshim. Numri i mjekëve që hynë në a-kassa u rrit ndjeshëm dhe trendi vazhdoi deri në shkurt 2021. Gjatë asaj kohe, numri i anëtarëve nga Sindikatës së Mjekëve (SLF) u shtua me rreth 20%. Pas kësaj, rritja vazhdoi, por me një ritëm më të ngadaltë. Megjithatë, gjatë dy-tre viteve të fundit rritja ka marrë sërish hov.
Vetëm midis gushtit 2024 dhe gushtit 2025, numri i anëtarëve të SLF në a-kassa u rrit me 6,7% rritja më e madhe nga të gjitha sindikatat brenda Akademikernas a-kassa. Për krahasim, në të njëjtën periudhë, anëtarët nga Sindikat e Farmacistëve të Suedisë u pakësuan me 1,2%, ndërsa ata nga Vårdförbundet (sindikatë e infermierëve) ranë me 1,7 për qind.
Shifrat e plota
Në gusht 2019, ishin 9 916 anëtarë të SLF që kishin edhe a-kassa. Në vitin 2024, ky numër u rrit në 13 161. Nga gushti 2024 deri në gusht 2025 u shtuan edhe 879 mjekë të tjerë, që përfaqëson një rritje prej 6,7%.
Karl-Eric Spörndly thotë se kjo rritje lidhet me pasigurinë në tregun e punës. “Dy-tre vitet e fundit kanë qenë me recesion ekonomik dhe kemi parë shkurtime në sistemin shëndetësor. Gjatë krizave ekonomike, gjithmonë rritet dëshira për të qenë pjesë e a-kassës”, thotë ai.
Edhe Sofia Rydgren Stale, kryetare e Sindikatës së Mjekëve, pajtohet me këtë. “Shumë rajone kanë bërë programe kursimi që kanë prekur edhe mjekët dhe, për fat të keq, ka shenja që shkurtime të tjera mund të vijnë. Është e natyrshme që mjekët të kërkojnë më shumë siguri dhe të bashkohen me a-kassën”, thotë ajo.
Ajo thekson se rritja po ndodh nga nivele ende të ulëta. Sipas saj, mjekët e rinj në karrierë ndihen më të pasigurt, sepse shumë prej tyre kanë kontrata të përkohshme ose punë me afat të kufizuar, gjë që i shtyn të sigurojnë të ardhmen duke u bërë anëtarë të a-kassës.
Written by: admin