Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një anketë e realizuar nga SVT Nyheter tregon se shumë deputetë të Riksdagut janë të shqetësuar për sigurinë e tyre personale. Nga 138 deputetë që u përgjigjën, 88 kanë pranuar se kanë ndier frikë ose pasiguri gjatë rrugës për në punë apo kur kthehen në shtëpi.
Shqetësimet lidhen kryesisht me demonstratat për Palestinën. 74 deputetë, prej të cilëve 72 janë nga partitë e marrëveshjes Tidö, thonë se janë kërcënuar ose janë ndier të rrezikuar pikërisht gjatë këtyre protestave.
Disa politikanë po marrin masa për t’u mbrojtur. Ata tregojnë se shmangin hyrjen kryesore të parlamentit, fshehin kartat e kalimit dhe madje ndërrrojnë rrobat brenda zyrave, vetëm që të mos njihen nga njerëzit jashtë.
Shumica e deputetëve që morën pjesë në anketë mendojnë se niveli aktual i sigurisë në Riksdag nuk është i mjaftueshëm. Një prej tyre ka shkuar edhe më larg, duke thënë se është i bindur që gjatë vitit zgjedhor të paktën një politikan do të vritet në Suedi.
Written by: admin