Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kompania ajrore irlandeze Ryanair ka njoftuar ndryshime të rëndësishme për të gjithë udhëtarët.
Më herët këtë vit, kompania bëri të ditur se nuk do të lejojë më shkarkimin dhe printimin e biletave fizike.
Në vend të tyre, udhëtarët do të duhet të përdorin vetëm biletat digjitale kur bëjnë check-in.
Ky vendim ka shkaktuar shumë kritika, sidomos në rrjetet sociale.
Shumë njerëz kanë shprehur shqetësim për gjeneratat e vjetra që nuk janë të afta me teknologjinë.
“Si do të ja dalin të moshuarit që nuk dinë të përdorin pajisje digjitale?”, shkruan një kritik në internet, sipas gazetës norvegjeze Dagbladet.
“Qesharake, disa të moshuar nuk kanë as smartphone”, shton një tjetër.
Zbatimi u shty pas kritikave
Fillimisht, rregulli i ri duhej të futej në fuqi në maj 2025, para sezonit të verës.
Por, pas valës së kritikave, Ryanair vendosi të shtyjë datën e zbatimit.
Tani është vendosur që nga 3 nëntori 2025, nuk do të ketë më karta imbarkimi në letër.
Në një deklaratë, kompania theksoi se gati 80% e 200 milionë pasagjerëve të saj përdorin tashmë biletat digjitale.
Sipas Ryanair, kjo nismë do të ndihmojë që të eliminohen pothuajse të gjitha tarifat e check-in në aeroport.
Më mirë për mjedisin dhe udhëtarët
Ryanair thotë se ky ndryshim do të përmirësojë përvojën e udhëtimit dhe do të ketë ndikim pozitiv në mjedis.
“Kjo do të ulë gjurmën e karbonit dhe do t’u japë pasagjerëve një udhëtim më të lehtë dhe më të shpejtë nga nëntori 2025”, deklaroi Dara Brady nga Ryanair.
Kompania beson se shumica e pasagjerëve nuk do të kenë probleme me rregullin e ri, pasi pothuajse të gjithë përdorin smartphone.
Për ata që nuk kanë, Ryanair këshillon që një mik apo familjar mund të shkarkojë biletën digjitale në vend të tyre, raporton gazeta britanike The Independent.
Written by: admin