Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Në mars të vitit të ardhshëm, aplikacioni Bank-ID do të përditësohet dhe nuk do të funksionojë më në telefonat e vjetër celularë, raporton Ekot. Kjo ka shkaktuar shqetësim tek organizatat e pensionistëve, të cilat paralajmërojnë se shumë të moshuar mund të mbeten pa identitet elektronik.
Veçanërisht të rrezikuara janë gratë e moshuara që tashmë kanë vështirësi ekonomike dhe nuk kanë para për të blerë një telefon të ri.
“Ky mund të bëhet një problem shumë i madh”, thotë Lena Hedquist, nënkryetare e degës së Stokholmit në organizatën SPF Seniorerna.
Charlotte Pataky, përgjegjëse për shtypin në Bank-ID, thotë se e kupton shqetësimin, por thekson se përditësimi është i domosdoshëm për arsye sigurie.
Written by: admin