Lajme

Suedia shpall planin historik për transportin: 1 171 miliardë krona investime deri në 2037

todaySeptember 30, 2025 30 2

Background
share close

Administrata Suedeze e Transportit, Trafikverket, ka prezantuar planin e ri për zhvillimin e infrastrukturës së transportit për periudhën 2026–2037. Sipas këtij propozimi, do të investohen gjithsej 1 171 miliardë krona për rrugë, hekurudha dhe mirëmbajtje gjatë këtyre 11 viteve.

Ministri i infrastrukturës dhe banesave Andreas Carlson (KD) e quajti këtë një “investim historik”, gjatë një konference për shtyp ku mori pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i Trafikverket, Roberto Maiorana.

“Tani po merremi me mirëmbajtjen e lënë pas dore,” theksoi Maiorana, duke nënvizuar se një pjesë e madhe e fondeve do të shkojë për riparimin dhe përmirësimin e rrjetit ekzistues.

Më herët gjatë ditës, Carlson shkroi në një artikull në gazetën Aftonbladet se ky propozim është mbi 200 miliardë krona më i madh krahasuar me planin e periudhës së kaluar, gjë që e bën atë një nga investimet më të mëdha ndonjëherë në transportin suedez.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%