Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Instituti suedez i motit SMHI ka dhënë një paralajmërim të verdhë për erë të fortë që pritet të godasë Västra Götaland dhe jugperëndimin e Svealand gjatë ditës së shtunë.
Banorët këshillohen të sigurojnë mirë objektet e lira si trampolinat dhe mobiliet e kopshtit, për të shmangur dëmet.
“Mos harroni se edhe skelat e ndërtimit mund të rrëzohen nga era”, shkruan SMHI në faqen e saj zyrtare.
Autoritetet paralajmërojnë gjithashtu për rrugë të bllokuara si edhe ndërprerje në rrjetet e energjisë elektrike dhe të telefonisë.
Sipas meteorologut Lasse Rydqvist nga Klart.se, kulmi i stuhisë Amy pritet në Bregun Perëndimor të shtunën në mëngjes, kur shpërthimet e erës mund të arrijnë forcën e një uragani.
Written by: admin