Lajme

Kritika ndaj bankave: “Nuk jetojmë në një ekonomi komanduese”

todayOctober 2, 2025 19

Background
share close

Ministrja e Financave, Elisabeth Svantesson (M), ka kritikuar bankat suedeze për mënyrën se si po i ulin normat e interesit të kredive. Ajo është shprehur e pakënaqur që bankat nuk i kanë ulur interesat e kredive hipotekare aq sa uli Banka Qendrore (Riksbanken) normën bazë të saj.

“Që bankat nuk po marrin përgjegjësinë e tyre tani, i bie në sy shumë suedezëve”, tha Svantesson për revistën Affärsvärlden.

Por reagimi i saj është kundërshtuar nga disa ekspertë. Andreas Bergh, ekonomist në Institutin për Kërkime Ekonomike të Biznesit, e ka quajtur deklaratën e saj “populiste dhe shqetësuese”.

“ Ne nuk jetojmë në një ekonomi komanduese. Nuk është menduar që kompanitë private të marrin këshilla nga ministrja e Financave dhe që Banka Qendrore të ndërhyjë në norma interesi dhe marzhe”, tha Bergh për EFN.

Svantesson nuk ishte e vetme në këtë kritikë. Edhe Mikael Damberg nga Socialdemokratët (S) reagoi në të njëjtën linjë, duke vënë në dukje se qytetarët prisnin ulje më të ndjeshme të interesave pas vendimit të Bankës Qendrore.

Në këtë debat, njëra palë kërkon që bankat të tregojnë më shumë përgjegjësi ndaj qytetarëve, ndërsa pala tjetër paralajmëron se politika nuk duhet të diktojë vendimet e tregut financiar.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%