Lajme

Rritet numri i bizneseve të reja: Shenjë optimizmi pas tre vitesh të vështira

todayOctober 3, 2025 16

Background
share close

Pas tre vitesh rënie, hapja e bizneseve të reja në vend ka nisur të rritet sërish. Sipas një përmbledhjeje të të dhënave nga Regjistri i Bizneseve, të përgatitur nga platforma ekonomike Spiris, ka shenja të qarta për një kthesë pozitive. Lajmi u bë i ditur në një komunikatë për shtyp nga kompania Visma.

Vetëm në muajin shtator, numri i bizneseve të reja u rrit me 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për tremujorin e tretë të vitit, rritja arriti në 15%.

“Është një kthesë e shumëpritur pas disa viteve të vështira. Po shohim optimizëm tek sipërmarrësit e rinj në mbarë vendin,” u shpreh Boo Gunnarson, ekspert i bizneseve në Spiris.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se rritja e sipërmarrjeve ishte e përhapur në pothuajse gjithë vendin. Në 20 nga 21 qarqe u regjistrua një numër më i madh i bizneseve të reja. Rekordin e mbajti qarku i Västernorrland-it, ku hapja e bizneseve të reja u rrit me plot 52%.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%