Lajme

Stuhia Amy godet Norvegjinë. Çati të rrëzuara dhe dëme të shumta.

todayOctober 4, 2025 30

Background
share close

Norvegjinë e ka goditur stuhia e fuqishme Amy, duke shkaktuar dëme të mëdha në shumë rajone të vendit. Meteorologët paralajmërojnë për shi të dendur, erëra të forta dhe rrëshqitje dheu.

Në disa zona të Vestfold dhe Telemark, pritet të bien deri në 100 milimetra shi brenda 12 orësh. Sipas Institutit Norvegjez të Motit, ekuivalenti i SMHI-së në Suedi, Amy mund të jetë stuhia më e madhe dhe më shkatërruese në 25 vitet e fundit.

Në Hardanger, në perëndim të Norvegjisë, era ka rrëzuar çatinë e një vile. Ndërsa rreth 100 kilometra më larg, në qytetin e Bergenit, erërat kanë arritur shpejtësinë 31,7 metra për sekondë. Rreth orës 04:00 të mëngjesit janë regjistruar shumë dëme nga era e fortë.

Nga stuhia janë raportuar çati të rrëzuara në dyqane, gurë që kanë rënë mbi makina dhe pemë të rrëzuara. Dhjetëra mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike gjatë natës, ndërsa disa rrugë janë mbyllur për shkak të pemëve të rëna dhe erës së fortë.

Meteorologët paralajmërojnë se stuhia Amy pritet të lëvizë drejt lindjes gjatë orëve të mëngjesit, duke rrezikuar zona të tjera të vendit.

Burimi: Aftobladet

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%