Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ministri suedez i Migracionit, Johan Forssell (M), po merr pjesë në një takim të ministrave të emigracionit nga tetë vende evropiane, i mbajtur sot në Mynih, Gjermani. Tema kryesore e takimit është diskutimi i rregullave më të rrepta për emigracionin brenda Bashkimit Evropian.
Një nga çështjet kryesore që do të diskutohet është deportimi i emigrantëve që kanë marrë refuzim për azil dhe që vendet e tyre nuk i pranojnë. Diskutimi përfshin pyetjen: në cilat vende mund të deportohen këta emigrantë.
Forssell tha se Suedia sot shihet si shembull për vendet që duan të ulin emigracionin. Ai thekson se vendi ka kaluar nga një qasje më e lirshme për emigracionin në masa më strikte, duke u bërë model për vende të tjera evropiane që kërkojnë të kufizojnë azilin.
Në takim po shqyrtohen gjithashtu idetë për krijimin e qendrave të rikthimit jashtë BE-së, ku emigrantët mund të dërgohen në rastet kur nuk mund të rikthehen në vendet e tyre të origjinës.
Një çështje tjetër që pritet të diskutohet është mundësia e deportimit të emigrantëve në Afganistan, veçanërisht për ata që konsiderohen rrezik për sigurinë. Shtetet si Gjermania dhe Austri po kërkojnë të nisin bisedime me autoritetet lokale për të lehtësuar këtë proces.
Takimi në Mynih synon që vendet pjesëmarrëse të harmonizojnë politikat e tyre dhe të marrin vendime të përbashkëta për uljen e emigracionit dhe rregullimin e deportimeve në të gjithë Bashkimin Evropian.
Burimi: SVD
Written by: admin