Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një gomë dimërore ka dalë fituese në të gjitha testet e mëdha të këtij viti në Suedi. Herë pas here në podium, ajo ka treguar se përballon më mirë borën dhe akullin se të gjitha konkurrentet. Bëhet fjalë për Continental VikingContact 8, e cila ka impresionuar në të gjitha testet kryesore dhe ka konfirmuar pozicionin e saj si një nga gomat më të forta në treg.
Portali suedez Carup më herët ka publikuar testet e mëdha të gomave dimërore ku u shpallën fituesit, por edhe listën me 11 goma që duhet shmangur këtë dimër. Kjo gomë nuk është ndër ato përkundrazi, është një nga fitueset më të mëdha. Ajo është renditur vazhdimisht në podium, duke treguar performancë të jashtëzakonshme në kushtet e vështira dimërore suedeze.
Goma Continental ka dalë fituese në tre teste të ndryshme, duke dëshmuar nivel të lartë sigurie dhe cilësie.
“Kjo tregon qartë se kemi një nga gamat më të forta dimërore në treg. Jemi krenarë që ofrojmë si goma pa thumba, ashtu edhe goma me thumba dubdäck në këtë nivel, asnjë markë tjetër nuk performon kaq mirë në të gjitha testet,” tha Per Linder, menaxher produkti në Continental Däck Sverige.
Bëhet fjalë për Continental VikingContact 8, një gomë pa thumba e tipit nordik që ka shkëlqyer në testet e Teknikens Värld, Vi Bilägare dhe Aftonbladet.
Goma ka marrë vlerësime të larta për stabilitet, kapje (grip) dhe rezistencë të ulët në rrotullim, çka e bën jo vetëm të sigurt në borë dhe akull, por edhe më efikase në konsum të karburantit.
“Jemi krenarë, por jo të befasuar. Kur e lançuam VikingContact 8, ajo ishte pasardhësja e gomës sonë më të mirë të friksionit ndonjëherë. Por kjo gomë ka arritur të performojë edhe më mirë test pas testi. VikingContact 8 është me të vërtetë një gomë perfekte për kushtet tona nordike,” shtoi Linder.
Në testin e Teknikens Värld, goma mori 127 nga 160 pikë, dhe revista vuri në dukje se VikingContact 8 përballon testet në akull po aq mirë sa disa goma me gozhda.
Në Aftonbladet, goma mori 7,9 nga 10 pikë dhe u vlerësua si më e mira në test për borë, me kapje dhe stabilitet që tejkaluan shumicën e konkurrentëve.
Edhe Vi Bilägare e renditi lart, me 91 nga 100 pikë, duke theksuar kapjen e fortë në akull dhe performancën e qëndrueshme në të gjitha kushtet.
Written by: admin