Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Suedisë i duhen të paktën edhe 10 mijë policë të tjerë për të arritur mesataren e Bashkimit Europian në raport me numrin e policëve për banorë. Kështu deklaroi shefja e Policisë Kombëtare, Petra Lundh, në një intervistë për agjencinë TT.
“Sot jemi shumë poshtë mesatares së BE-së,” tha Lundh.
Aktualisht, Suedia ka një dendësi policore prej 237 policësh për çdo 100 mijë banorë. Qeveria ka si synim ta rrisë këtë shifër në 300 policë për 100 mijë banorë, që është mesatarja e BE-së. Megjithatë, ende nuk është vendosur një objektiv i ri konkret për numrin e policëve që do të shtohen.
Rreth dhjetë vjet më parë, qeveria e atëhershme vendosi si objektiv punësimin e 10 mijë policëve të rinj. Rezultati i asaj nisme ishte 4 mijë policë më shumë dhe 7 500 punonjës civilë në polici.
Këtë herë, shefja e Policisë Kombëtare thekson se rritja duhet të përbëhet vetëm nga policë, jo nga personel civil.
Written by: admin