Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Nga 1 qershori 2026, në tregun e punës në Suedi do të hyjë në fuqi një ligj i ri për transparencën e pagave.
Ky ligj do t’u japë të drejtë punonjësve të kërkojnë informacion për pagat mesatare të kolegëve të tyre, të ndara sipas gjinisë.
Sipas direktivës së re, punëdhënësit do të jenë të detyruar të tregojnë pagën fillestare, kriteret e pagesës, nivelet e pagave dhe zhvillimin e tyre që në fillim ose në fazat e para të një procesi punësimi.
Gjithashtu, nuk do t’u lejohet punëdhënësve të pyesin kandidatët për pagën që kanë pasur më parë, dhe as t’i ndalojnë punonjësit të flasin hapur për pagën e tyre me të tjerët.
Ekspertja: Punonjësit janë fituesit, punëdhënësit humbësit
Anita Rae, drejtuese e tregut të punës në faqen e punësimit Jobbland, thotë se ky ligj i ri do të përfitojë punonjësit, ndërsa punëdhënësit do ta kenë më të vështirë.
Në një intervistë për gazetën Göteborgs-Posten (GP), ajo shpjegon se punëdhënësit kanë pasur gjithmonë më shumë informacion se punonjësit, por kjo do të ndryshojë me rregullat e reja.
“Mund të lindin vështirësi nëse pagat nuk janë të barabarta në vendin e punës. Shumë kompani kanë sistem individual pagash dhe dallimet mund të vijnë nga përvoja ose aftësia për të negociuar,” shpjegon Rae.
Sipas saj, punëdhënësit tani do të duhet të justifikojnë dhe shpjegojnë çdo dallim page, gjë që mund të jetë e vështirë për shumë kompani.
Pesë këshilla nga Jobbland për të përballuar transparencën e pagave
Sipas ekspertëve, transparenca e pagave mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si zhvillohet tregu i punës në Suedi.
Qëllimi i ligjit është të ulë pabarazitë gjinore dhe të forcojë pozitën e punonjësve në negociatat për pagat.
Written by: admin