Lajme

Ndryshim trendi: Çmimet e apartamenteve u rritën në shtator

todayOctober 7, 2025 23

Background
share close

Pas disa muajsh me rënie, çmimet e apartamenteve në Suedi janë rritur sërish. Sipas të dhënave të fundit nga Svensk Mäklarstatistik, çmimet e bostadsrätter (apartamenteve) u rritën me 1,1% në shtator, krahasuar me gushtin. Kjo do të thotë se tendenca negative që kishte filluar që nga muaji maj është thyer.

Rritja më e madhe është regjistruar në zonën e madhe të Stokholmit (Storstockholm), ku çmimet e apartamenteve janë rritur me më shumë se 2%. Ndryshe nga kryeqyteti, në Göteborg dhe Malmö çmimet kanë rënë.

Në Storgöteborg, çmimet e apartamenteve ranë me 0,7%, ndërsa në Stormalmö rënia ishte 1,4%.

Edhe tregu i vilave ka qenë i qëndrueshëm gjatë muajit shtator. Çmimet pothuajse nuk kanë ndryshuar një ulje shumë e vogël prej 0,1% krahasuar me gushtin.

Në Storstockholm, çmimet e vilave madje janë rritur pak, me 0,2%, ndërsa në Göteborg dhe Malmö kanë pësuar rënie të lehtë, përkatësisht 0,8 dhe 0,2%.

Të gjitha shifrat dhe detajet mund të gjenden në faqen zyrtare të Svensk Mäklarstatistik:

www.maklarstatistik.se

Të dhënat në shkurt:

E gjithë Suedia (Riket):

  • Apartamente: +1,1 %
  • Vila: −0,1 %

Storstockholm:

  • Apartamente: +2,3 %
  • Vila: +0,2 %

Storgöteborg:

  • Apartamente: −0,7 %
  • Vila: −0,8 %

Stormalmö:

  • Apartamente: −1,4 %
  • Vila: −0,2 %

 

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%