Lajme

Socialdemokratët duan rregulla më të ashpra për gjuhën suedeze: “Është mirë të ketë kërkesa”

todayOctober 8, 2025 274

Background
share close

Partia Socialdemokratët (S) në Suedi kërkon që të vendosen rregulla më të rrepta për emigrantët që nuk flasin gjuhën suedeze, raportoi TV4 Nyheterna.

Partia ka propozuar edhe më parë që të gjithë të huajt që duan leje të përhershme qëndrimi në Suedi duhet të kalojnë një test të njohurive në gjuhën suedeze.

Tani, Lawen Redar, e cila është zëdhënësja e re e partisë për çështjet e integrimit, thotë se kërkesa për njohjen e gjuhës duhet të vlejë edhe për marrjen e shtetësisë suedeze.

Ajo propozon gjithashtu që ata që nuk ndjekin mësimet e suedishtes të mos marrin ndihmë ekonomike nga shteti (försörjningsstöd).

“Është mirë të ketë kërkesa. Shumë njerëz që jetojnë me ndihmë ekonomike kanë përfunduar në një izolim gjuhësor,” tha Lawen Redar.

Në propozimin e tyre, Socialdemokratët kërkojnë gjithashtu që komunat dhe rajonet në Suedi të mos punësojnë persona që nuk dinë suedisht.

Partia beson se të mësuarit e gjuhës është çelësi për integrim më të mirë në shoqëri dhe për mundësi më të mëdha në tregun e punës.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%