Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Komisioni Evropian ka vendosur të çojë Suedinë në Gjykatën e Bashkimit Evropian, sepse vendi nuk po i përmbush detyrimet e tij për klimën. Lajmi u bë i ditur në një njoftim për shtyp nga vetë komisioni.
Në njoftim thuhet se Komisioni ka vendosur të kërkojë nga Gjykata e BE-së vendosjen e sanksioneve financiare ndaj Suedisë, sipas Nenit 260 të Traktatit të Bashkimit Evropian.
Sipas Komisionit, Suedia ka dështuar të zbatojë rregullat e reja të BE-së që kanë për qëllim përshpejtimin e procedurave për zhvillimin e energjisë së rinovueshme.
Komisioni thekson se është shumë e rëndësishme të shpejtohen dhe të lehtësohen proceset për energjinë e pastër, në mënyrë që Bashkimi Evropian të arrijë qëllimin e tij për të qenë neutral ndaj dioksidit të karbonit.
Burimi: Aftobladet
Written by: admin