Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Zinxhirët suedezë të supermarketeve pritet të jenë nën vëzhgim muajt e ardhshëm.
Këtë e bën të ditur organizata e pavarur Matpriskollen, duke iu referuar uljes së paralajmëruar të TVSH-së për ushqimet, që pritet të hyjë në fuqi këtë pranverë.
Por edhe përpara kësaj mase, tregu suedez i ushqimeve po përballet me sfida të reja.
Në raportin e fundit të Matpriskollen thuhet se rritja e përgjithshme e çmimeve të ushqimeve në shtator ishte e vogël, por ndryshimet midis produkteve dhe zinxhirëve të marketeve janë të mëdha.
Një zinxhir ushqimor ka rritur çmimet më shumë se të tjerët është Willys.
“Willys pati një rritje prej 0,6% në shtator, ndërsa Ica Maxi vetëm 0,1%. Do të jetë interesante të shihet si do të veprojnë në vazhdim. Kjo tregon se presioni për rritje çmimesh është më i madh se sa duket në shifra,” thotë Ulf Mazur, drejtor dhe themelues i Matpriskollen.
Willys ndryshon çmimet më shpejt
Ky rezultat mund të duket i papritur, pasi Willys është cilësuar disa herë si supermarketi më i lirë në Suedi, për herë të fundit gjatë verës.
Sipas Ulf Mazur, arsyeja është se Willys ndryshon çmimet më shpejt se konkurrentët e tij, ndërsa të tjerët reagojnë më ngadalë.
“Nëse zinxhirët e tjerë nuk i rrisin çmimet, Willys i ul menjëherë. Këtë e pamë edhe dimrin e kaluar, kur Ica nuk i rriti çmimet dhe Willys bashkë me City Gross i ulën ato,” thotë Mazur.
Rritje e madhe e çmimeve të mishit të grirë
Një tjetër pjesë që bie në sy në raportin e shtatorit është rritja e madhe e çmimeve të mishit të viçit dhe mishit të grirë.
Mishi i grirë i importuar është shtrenjtuar deri në 50% brenda një viti, ndërsa në përgjithësi çmimi i mishit të grirë është rritur me 13%.
Sipas Mazur, mungesa e mishit suedez të viçit është shqetësuese dhe kërkon masa afatshkurtra dhe afatgjata për ta zgjidhur.
Si pasojë e rritjes së çmimeve, shitjet e mishit të grirë kanë rënë ndjeshëm.
Sipas një studimi nga YouGov, shitjet kanë rënë me 31% gjatë vitit të fundit.
“Kjo tregon qartë se konsumatorët po ndryshojnë mënyrën e blerjes kur çmimet rriten shumë në disa produkte. Ndërsa çmimi i mishit të grirë është rritur me një të pestën, mishi i grirë i pulës është bërë pak më i lirë,” shpjegon Charlotte Alring, drejtuese e biznesit në Dagligvarunytt.
Faktet: Ndryshimet e çmimeve në shtator
Ndryshimet e çmimeve gjatë 12 muajve të fundit
Burimi: Matpriskollen
Written by: admin