Lajme

Sistemi i ri i regjistrimit të pacientëve kritikohet ashpër: “Është përtej çdo kritike”

todayOctober 8, 2025 31

Background
share close

Sistemi i ri elektronik i regjistrimit të pacientëve, Cosmic, i cili pritet të përdoret në 19 nga 21 rajone të Suedisë, po përballet me kritika të forta nga mjekë dhe farmacistë. Sipas raportimit të TV4 Nyheterna, shumë profesionistë të shëndetësisë e quajnë sistemin joefikas dhe të rrezikshëm për pacientët.

Një mjek urgjence në Varberg e ka denuncuar sistemin pranë Agjencisë Suedeze të Barnave (Läkemedelsverket), duke e përshkruar atë si “nën çdo nivel të pranueshëm”.

Edhe farmacistja Kristina Karlsson ka ngritur shqetësime serioze. Ajo thotë se sistemi krijon rrezik për sigurinë e pacientëve, pasi shpesh paraqet gabime në përshkrimin e barnave dhe dozave.

“Ka raste kur shkruhet që një tabletë gjumi duhet marrë çdo natë për 30 ditë, kur në të vërtetë duhet marrë vetëm sipas nevojës. Ose thuhet se pacienti duhet të marrë 100 tableta, kur mjeku ka përshkruar vetëm 30,”  shpjegon Karlsson.

Ajo shton se përdorimi i sistemit është shumë i ngadalshëm dhe kërkon kohë shtesë, pasi farmacistët duhet të rishikojnë dhe korrigjojnë tekstet, e në disa raste të kontaktojnë mjekët për sqarime.

Nga ana tjetër, përfaqësues të rajoneve që do ta përdorin sistemin pranojnë se ka sfida dhe probleme për t’u zgjidhur, por theksojnë se kanë besim në funksionimin dhe zhvillimin e tij të mëtejshëm.

Ky debat ka hapur diskutime të reja mbi sigurinë e pacientëve dhe cilësinë e sistemeve digjitale që po futen në kujdesin shëndetësor suedez.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%