Lajme

Klippan: Mësuesit mund të pajisen me kamera trupore

todayOctober 8, 2025 34

Background
share close

Partitë në pushtet në komunën Klippan të Skånës propozojnë që mësuesit të mbajnë kamera trupore gjatë orarit të punës, raporton P4 Kristianstad.

Sipas Andreas Olofsson, kryetar i Komisionit për Fëmijë dhe Arsim dhe përfaqësues i partisë lokale “Vår Framtid” (E Ardhmja Jonë), ky propozim ka për qëllim parandalimin e kërcënimeve dhe dhunës ndaj mësuesve.

“Ne nuk duhet të pranojmë kurrë dhunë apo kërcënime në klasë. Askush nuk duhet të ndihet i frikësuar të shkojë në punë,” tha Olofsson.

Ai sqaroi se filmimet nga kamerat do të përdoren vetëm në rast se ndodh ndonjë incident, për shembull, kur përfshihen policia ose prindërit. Në raste të tilla, pamjet do të shërbejnë si provë për të kuptuar më mirë çfarë ka ndodhur.

Propozimi ka për qëllim të rrisë sigurinë në shkolla dhe të mbrojë mësuesit nga situatat e rrezikshme.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%