Lajme

Shtatori, muaji i tretë më i nxehtë i matur ndonjëherë

todayOctober 9, 2025 13

Background
share close

Shtatori i këtij viti ishte muaji i tretë më i nxehtë që është matur ndonjëherë, sipas shërbimit klimatik të Bashkimit Evropian, Copernicus.

Sipas të dhënave, temperatura mesatare globale për shtatorin ishte vetëm pak më pak se një e dhjeta e një grade,  më e ulët se rekordi i vitit 2023. Megjithatë, ajo ishte 1,47 gradë më e lartë se mesatarja e periudhës paraindustriale (1850–1900), e cila përdoret si pikë krahasimi për ndryshimet klimatike.

Edhe korriku dhe gushti i këtij viti kanë qenë ndër muajt më të nxehtë që janë regjistruar ndonjëherë, duke zënë gjithashtu vendin e tretë në renditjen historike.

Këto të dhëna tregojnë se temperaturat në Tokë vazhdojnë të rriten, duke konfirmuar trendin e ngrohjes globale që shqetëson shkencëtarët në mbarë botën.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%