Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kryetarja e të rinjve të Kristdemokratëve të Suedisë (KDU), Louise Hammargren, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së udhëheqëses së Liberalëve (L), Simona Mohamsson. Mohamsson kishte thënë se partia e saj nuk do të lejojë një qeveri që ka ministra nga Demokratët e Suedisë (SD) pas zgjedhjeve të ardhshme.
Në një postim në X (ish-Twitter), Hammargren shkroi:
“Nëse je kaq i shkëputur nga realiteti, shpresoj që Liberalët të marrin sa më afër 0%, që të mos e ulin shumicën e krahut të djathtë kur të bien jashtë parlamentit.”

Në një intervistë për gazetën Dagens ETC, ajo tha se është një gabim t’u lejohet partive të drejtojnë agjendën politike, në vend që të fokusohet politika vetë. Megjithatë, Hammargren pranoi se pajtohet me disa nga argumentet që Mohamsson kishte paraqitur në artikullin e saj në DN Debatt.
E pyetur nëse është e shqetësuar se ky qëndrim mund të dëmtojë mundësinë për formimin e një qeverie të djathtë pas zgjedhjeve të ardhshme, Hammargren u përgjigj:
“Do të shohim se çfarë rezultati do të ketë zgjedhjet. Por sinqerisht, nuk më intereson shumë nëse Liberalët janë pjesë apo jo.”
Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të forta në politikën suedeze, pasi tregon përçarje të reja brenda bllokut të djathtë para zgjedhjeve të ardhshme.
Written by: admin