Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Këshilltari komunal socialdemokrat i Malmö-s, Andreas Schönström, ka propozuar përdorimin e kamerave të zhurmës për të ndëshkuar shoferët që prishin qetësinë duke bërë zhurmë me makinë, duke i rënë borisë ose duke dëgjuar muzikë me zë të lartë.
Ai e ka thënë këtë në një intervistë për TV4 Nyheterna, ku ka theksuar se teknologjia tashmë ekziston, por ligji aktual nuk lejon përdorimin e këtyre kamerave për të kapur dhe ndëshkuar sjellje të tilla.
Kamerat janë të pajisura me mikrofonë dhe pajisje për matjen e shpejtësisë, çka do t’i bënte ato shumë të dobishme për të identifikuar drejtuesit që shkaktojnë zhurmë dhe shqetësim në qytet.
Schönström tha: “Teknologjia ekziston, le ta përdorim.”
Megjithatë, për të zbatuar këtë propozim, duhet bërë një ndryshim në ligj. Deri tani, ministri i drejtësisë, Gunnar Strömmer nga partia Moderaterna (M), ka refuzuar të komentojë mbi këtë çështje.
Written by: admin