Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Numri i njerëzve që kërkojnë ndihmë nga sigurimi i papunësisë vazhdon të bjerë në Suedi.
Sipas të dhënave më të fundit nga “Sveriges a-kassor” (Shoqatat Suedeze të Sigurimit të Papunësisë), në muajin shtator 28 793 persona kanë bërë kërkesën e tyre të parë për A-Kassa.
Kjo është një ulje prej 8,7% krahasuar me muajin gusht. Nëse krahasohet me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, rënia është edhe më e madhe 26,4%.
Sipas Tomas Eriksson, shef i sekretariatit në Shoqatat Suedeze të Sigurimit të Papunësisë, kjo mund të jetë një shenjë pozitive për tregun e punës.
“Nëse numri i kërkesave të reja vazhdon të ulet gjatë vjeshtës, kjo mund të jetë fillimi i një rënieje të lehtë të papunësisë,” tha ai në një komunikatë për shtyp.
Rënia e kërkesave tregon se më pak persona po mbeten pa punë, çka mund të sinjalizojë se tregu i punës në Suedi po përmirësohet ngadalë pas një periudhe të vështirë ekonomike.
Written by: admin