Lajme

Punonjësit e kujdesit shëndetësor në Stokholm marrin zbritje në biletën e transportit, politikanët udhëtojnë falas.

todayOctober 14, 2025 30

Background
share close

Vitit të ardhshëm, 45 000 punonjës të kujdesit shëndetësor në Stokholm do të përfitojnë 25% zbritje në abonimin e transportit publik, të njohur si SL-kort.

Kjo është një nga masat që u theksua më shumë kur politikanët rajonalë prezantuan buxhetin e ri për rajonin.

Por, ajo që nuk u përmend në prezantim, është fakti se anëtarët e këshillit rajonal dhe disa grupe të tjera politikanësh të zgjedhur kanë të drejtën për udhëtim falas me transportin publik, një zbritje 100%, e cila megjithatë tatohet si përfitim në natyrë.

Këtë e ka raportuar SVT Nyheter Stockholm.

Sipas Anna Sehlin, përfaqësuese e partisë Vänsterpartiet (V), e cila ka marrë pjesë në vendimin për zbritjen e punonjësve të kujdesit, politikanët kanë nevojë për kartën SL në mënyrë që të mund të vizitojnë të gjitha pjesët e rajonit dhe të kryejnë punën e tyre si duhet.

E pyetur nëse e kupton që kjo mund të duket e padrejtë, ajo u përgjigj:

“Ndoshta e kuptoj, por kemi kaluar një situatë të vështirë ekonomike dhe jemi të lumtur që mund të japim diçka mbrapsht, sado e vogël të jetë.”

Vendimi ka ngjallur diskutime, pasi shumë njerëz e shohin si të pabarabartë që punonjësit e kujdesit shëndetësorë, të cilët kanë qenë në vijën e parë gjatë pandemisë dhe krizave të tjera, të marrin vetëm një zbritje 25%, ndërsa politikanët udhëtojnë falas.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%