Lajme

Ekonomia suedeze po rikuperohet, por punësimi mbetet pas

todayOctober 16, 2025 22

Background
share close

Ekonomia e Suedisë po tregon shenja rikuperimi, por tregu i punës mbetet prapa, sipas raportit të fundit të SCB, agjencisë suedeze të statistikave. Raporti përdor “konjunkturklocka”, ku janë analizuar 13 tregues të ndryshëm për muajin gusht.

Nga këta tregues, nëntë ndodhen nën trend, por po rriten, që tregon se ekonomia po rimëkëmbet. Megjithatë, tregu i punës nuk po ndjek këtë ritëm, gjë që përputhet me teorinë ekonomike kombëtare.

Ndërkaq, konsumi i familjeve ka marrë hov, duke dhënë shenja pozitive për ekonominë.

“Ekonomia ka pasur një rikuperim të madhë gjatë 12 muajve të fundit dhe treguesi tani ndodhet në nivel me trendin afatgjatë”, thotë Caroline Ahlstrand, ekonomiste në SCB.

Kjo tregon se ndërsa ekonomia në përgjithësi po rimëkëmbet, punësimi ende nuk ka arritur ritmet e rikuperimit ekonomik.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%