Lajme

Imazhi i Suedisë në botë mbetet i fortë

todayOctober 19, 2025 34

Background
share close

Suedia është renditur e nënta në listën e vendeve më të respektuara në botë, sipas raportit të këtij viti të Nation Brands Index. Megjithëse ka rënë një vend nga viti i kaluar, Suedia vazhdon të shihet si një vend i besueshëm, konkurrues dhe inovativ.

Instituti Suedez thotë se reputacioni i fortë i Suedisë në shkencë, teknikë dhe inovacion e bën që produktet dhe zgjidhjet suedeze të jenë shumë të kërkuara jashtë vendit.

Drejtoresha e përgjithshme e Institutit, Madeleine Sjöstedt, thotë:

“Të kesh një perceptim pozitiv për Suedinë nuk është vetëm i rëndësishëm për eksportin suedez dhe për të tërhequr talente dhe investime, por është gjithashtu një burim strategjik për sigurinë tonë.”

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara kanë rënë në vendin e 14-të dhe për herë të parë kanë dalë jashtë dhjetë vendeve më të respektuara në botë nga lista e 50 vendeve më të vlerësuara.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%