Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Në Gotenburg do të bëhet më e lirë të pish një birrë në tarracat e bareve. Këtë vendim e ka marrë drejtimi i qytetit, i përbërë nga të majtët dhe të gjelbërit, shkruan Göteborgs-Posten.
Shumë pronarë lokalesh ishin ankuar më herët gjatë verës për çmimet e larta që paguajnë për të marrë me qira hapësirën e tarracave të tyre. Tani, pas këtyre ankesave, qyteti ka vendosur të ulë tarifat.
“Duhet të jetë e lehtë, e thjeshtë dhe jo e shtrenjtë të dalësh e të pish një birrë,” tha Johannes Hulter (S), kryetar i Komisionit të Ndërtimit të Qytetit.
Me këtë ndryshim, pritshmëria është që më shumë njerëz të dalin për të kaluar kohë në qytet dhe që lokalet të kenë më shumë vizitorë.
Written by: admin